Ndërlidhjet

Damasku - pjesë e marrëveshjes nga 14 tetori


Kerry dhe Lavrov
Kerry dhe Lavrov
Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë pranuar formalisht kërkesën e Sirisë për t’iu bashkuar konventës së armëve kimike.

OKB ka njoftuar se Siria do të bëhet pjesë e marrëveshjes nga 14 tetori.

E gjithë kjo është pjesë e një plani të hartuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara për të shmangur sulmet ushtarake në shtetin sirian.

Sipas planit, armët kimike të Sirisë duhet të shkatërrohen ose largohen deri në mes të vitit 2014.

Presidenti Barack Obama ka paralajmëruar se nëse diplomacia dështon, “Shtetet e Bashkauara mbeten të përgatitura për të ndërhyrë”.

Pentagoni ka thënë se forcat amerikane janë ende të poziconuara për sulme të mundshme.

Marrëveshja ruso-amerikane është mirëpritur nga Britania, Kina, Franca dhe Irani.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka thënë se SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk kanë më pretekste për të sulmuar Sirinë.
XS
SM
MD
LG