Ndërlidhjet

Valë e re e dhunës në Irak, 35 të vrarë


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi
Së paku 35 persona kanë humbur jetën nga një valë e re e dhunës në Irak.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në qytetin Hillah, ku shpërthimet e makinave bomba kanë vrarë 15 njerëz.

Sulme vdekjeprurëse ka pasur të dielën edhe në qytetet Bagdad, Karbala, Kut, Basra dhe Nasirijah.

Kryetari i Këshillit Provincial të Bagdadit, Riyadh al-Adhadh, i ka shpëtuar pa lëndime atentatit kundër tij. Por, nga bomba që ka pasur në shënjestër konvojin e tij janë vrarë tre njerëz dhe plagosur katër të tjerë.
XS
SM
MD
LG