Ndërlidhjet

I jepet votëbesimi qeverisë Rama


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Qeveria e re e Shqipërisë, e udhëhequr nga Edi Rama, është miratuar sot në Kuvend, pas dy ditësh debati maratonë nga ligjvënësit.

Kuvendi ka votuar me 82 vota pro programit të ri qeverisës si dhe i ka dhënë votëbesimin qeverisë së re, raportojnë mediat në Tiranë.

Kundër kanë votuar 55 deputetë, ndërsa të pranishëm në sallë kanë qenë 137 ligjvënës.

Koalicioni socialist, i udhëhequr nga Rama, ka dalë fitues në zgjedhjet e 23 qershorit.
XS
SM
MD
LG