Ndërlidhjet

Konfirmohet vrasja e komandantit të Al Kaedës në Jemen


Një ushtar jemenas qëndron pranë një ndërtese të shkatërruar gjatë luftimeve me militantët islamik (Ilustrim)
Një ushtar jemenas qëndron pranë një ndërtese të shkatërruar gjatë luftimeve me militantët islamik (Ilustrim)
Dega e Al Kaedës në Jemen e ka konfrmuar se një sulm ajror amerikan e ka vrarë një nga komandantët kryesor të saj në fund të muajit gusht.

Një deklaratë e publikuar në faqen e internetit të rrjetit të militantëve islamik thuhet se Qaed al Thahad dhe një person tjetër janë vrarë nga një sulm ajror amerikan në Baitha, krahinë jugore e Jemenit.

Zyrtarët e sigurisë të Jemenit e kanë raportuar vrasjen e Thahabit, lideri i Al Kaedës në Gadishullin arabik, më 30 gusht.
XS
SM
MD
LG