Ndërlidhjet

SHBA, Franca dhe Britania pajtohen për rezolutë të re


Presidenti francez, Francois Hollande së bashku me kryediplomatët e SHBA-ve dhe Britanisë, John Kerry, William Hague
Presidenti francez, Francois Hollande së bashku me kryediplomatët e SHBA-ve dhe Britanisë, John Kerry, William Hague
Franca, Britania dhe SHBA-të janë pajtuar që të kërkojnë një rezolutë të fuqishme të OKB-së me afate kohore precize dhe detyruese për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.

Zyra e presidentit francez, Francoise Hollande ka njoftuar për marrëveshjën pas bisedimeve në Paris të hënën, në mes të këtyre tre shteteve.

Këto bisedime pasojnë ato në mes të Rusisë dhe SHBA-ve që përfunduan në Gjenevë me arritjen e marrëveshjes duke e evituar sulmin ushtarak kundër stoqeve siriane të armatimit kimik.

Bisedimet në Paris janë mbajtur vetëm pak orë para publikimit të raportit të OKB-së për dyshimet se më 21 gusht është kryer sulm kimik në periferi të Damaskut.

Hollande ka thënë se deri në fund të kësaj jave pritet të votohet për rezolutën e re që në detaje e përshkruan se si Damasku duhet ta sigurojë dhe më pas shkatërrojë armatimin kimik.
XS
SM
MD
LG