Ndërlidhjet

Bruksel: Janë mbajtur takime për zgjedhjet lokale


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri
Në Bruksel, prej datës 12 deri më 14 shtator janë mbajtur takimet e radhës mes Kosovës dhe Serbisë te ekipeve të ekspertëve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Një komunikatë e dërguar mediave nga qeveria e Kosovës thotë se qëllimi i takimit që kësaj radhe është bërë me ndërmjetësimin e OSBE-së, “kishte karakter të vlerësimit të mbarëvajtjes së procesit të përgatitjeve për zgjedhjet lokale.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë marrë parasysh faktin që komunat e veriut të Republikës së Kosovës për herë të parë do të kenë udhëheqësi legjitime.

“Përfaqësuesit e OSBE-së shprehën kënaqësinë e tyre për një bashkëpunim konstruktiv të të gjithëve në këtë proces dhe në veçanti vlerësuan lartë punën që po e bënë Komisioni Qendror Zgjedhor, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit”, thuhet në këtë komunikatë.
XS
SM
MD
LG