Ndërlidhjet

Malala fiton çmimin e Amnesty International


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai
Amnesty International ka shpërblyer me çmimin më të lartë aktivisten pakistaneze të arsimit dhe të nominuaren për Çmimin Nobel për Paqe, Malala Yousafzai.

Grupi për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka thënë se Malala do të ndajë Çmimin e Ambasadorit të Ndërgjegjes me këngëtarin amerikan dhe aktivistin e të drejtave, Harry Belafonte.

Çmimi njeh individët që kanë promovuar kauzën e të drejtave të njeriut përmes jetës së tyre.

Malala, nxënëse dhe ish-blogere e BBC-së, ka shkruar për jetën nën presionin taliban dhe për pikëpamjet e saj në promovimin e edukimit të vajzave.

Vitin e kaluar, 16-vjeçarja është qëlluar në kokë nga talibanët, por i ka mbijetuar sulmit.
XS
SM
MD
LG