Ndërlidhjet

Beqaj vlerëson rolin e Doganës


Ministri Besim Beqaj
Ministri Besim Beqaj
Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka thënë se Dogana e Kosovës, gjatë këtyre viteve, ka luajtur një rol qenësor në grumbullimin e të hyrave për buxhetin e Kosovës.

“Me rritjen e vazhdueshme të tregtisë dhe transaksioneve tregtare, kërkesave nga institucionet qeveritare dhe komuniteti i biznesit për krijimin e kushteve për tregti të lirë, përkatësisht përshpejtim të procedurave të zhdoganimit, Dogana u është përgjigjur duke ngritur dhe përforcuar kapacitetet në fushën e zbatimit të ligjit, me qëllim të lehtësimit të tregtisë legjitime dhe luftimit të krimit dhe kontrabandës, duke ndërtuar sistem adekuat, përforcuar sektorët gjegjës dhe institucionin në tërësi”, ka thënë ministri Beqaj, me rastin e hapjes së fillimit të trajnimit për zyrtarët doganorë, të përkrahur nga Dogana e Mbretërisë së Bashkuar.

Me këtë rast, Beqaj ka thënë se Dogana e Kosovës ka përfituar në vazhdimësi nga përvojat dhe profesionalizmi i zyrtarëve të Doganës së Britanisë së Madhe dhe është krijuar një përafrim i qasjes se si Dogana e Kosovës ka të organizuar strukturat e saj operative.
XS
SM
MD
LG