Ndërlidhjet

Vazhdojnë negociatat për rezolutën për Sirinë


Kryediplomatët amerikan, francez dhe britanik gjatë një prej takimeve të mëparshme
Kryediplomatët amerikan, francez dhe britanik gjatë një prej takimeve të mëparshme
Ndërmjetësit e OKB-së nga pesë vendet anëtare te përhershme të Këshillit të Sigurimit janë takuar në Nju Jork për të diskutuar një rezolutë që do ta implementonte planin amerikano-rus për ta shkatërruar armatimin kimik sirian gjatë një viti.

Diplomatët thonë se Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë pak progres gjatë bisedimeve të së mërkurës dhe ata do të takohen edhe sot.

Londra, Parisi dhe Ëashingtoni kërkojnë një rezolutë që lë derën hapur për përdorimin e forcës nëse Siria nuk i përmbahet planin për çarmatim, derisa Rusia e kundërshton këtë.

Mosmarrëveshjet kanë dal në shesh gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Francës dhe Rusisë, të martën në Moskë.

Laurent Fabius ka thënë se “nuk ka dyshim” që qeveria siriane është përgjegjëse për sulmin me armë kimike muajin e kaluar.

Sergei Lavrov në anën tjetër ka thënë se Rusia ka “arsye serioze” për të besuar se sulmi ka qenë një “provokim”.
XS
SM
MD
LG