Ndërlidhjet

Vritet një zyrtar afgan i zgjedhjeve


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një zyrtar i zgjedhjeve në Afganistan është vrarë në qytetin veri-lindor të Kunduzit.

Amanullah Aman, udhëheqësi i Komisionit të Pavarur Zgjedhor për krahinën e Kunduzit është qëlluar nga dy persona të armatosur që po qarkullonin me motoçikletë.

Aman ka vdekur më pas në spital.

Zyrtari vendor policor, Ebadullah Talëar ka thënë se Aman shpesh ka ecur nëpër qytet pa truproje, megjithëse agjencitë e sigurimit i kanë ofruar atij mbrojtje.

Deri më tash asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por talibanët kanë qenë aktiv në zonën e Kunduzit dhe gjithashtu kanë paralajmëruar qytetarët kundër marrjes pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Më herët gjatë kësaj jave, autoritetet afgane kanë filluar të pranojnë kandidaturat për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 5 prill 2014.
XS
SM
MD
LG