Ndërlidhjet

BE gati sanksionet kundër Kroacisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Bashkimi Evropian po shkon çdo herë e më afër vendosjes së sanksioneve financiare kundër anëtarit të saj më të ri, Kroacisë për shkak të ligjit për ekstradim.

Komisioni Evropian ka thënë se rregullisht ka kërkuar nga qeveria kroate që të ndryshojë ligjin i cili nuk lejon ekstradimin e të kërkuarve për krime në vendet e tjera.

Komisioni ka thënë se vendet anëtare të BE-së tani kanë dy javë kohë për tu konsultuar para se të suspendohet ndihma financiare për këtë shtet.

Parlamenti kroat e kishte ndryshuar ligjin në fjalë vetëm pak ditë para se të bëhet pjesë e BE-së.

Sipas amandamenteve, secili i akuzuar apo i dënuar për krime para gushtit të vitit 2002 nuk mund të transferohet jashtë shtetit.
XS
SM
MD
LG