Ndërlidhjet

VV: Privatizimi në dëm të vendit


PTK
PTK
Lëvizja Vetëvendosje është shprehur edhe një herë kundër privatizimit të PTK-së, duke thënë se ka qenë koalicioni qeverisës, përfaqësuesit e PDK-së, të AKR-së dhe të minoriteteve, ata që kanë vendosur që ta votojë Kuvendi privatizimin e PTK-së.

“Të hënën, më 16 shtator, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës bashkë me kryetarët e Grupeve Parlamentare e diskutoi prapë raportin e Qeverisë për Privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së. 8 vota për kundrejt 6 kundër vendosën që kjo pikë të jetë pjesë e rendit të ditës për vazhdimin e seancës të enjten më 19 shtator”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Po sipas tij, procesi i privatizimit është në dëm të interesit të vendit dhe për interes të qeveritarëve të korruptuar.

Vetëvendosje u bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që mos ta pranojnë këtë, siç thuhet, shkelje të ligjit dhe të interesit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG