Kompania private “Orbital Sciences” ka nisur raketën e saj të parë pa pilot në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Nisja ka ndodhur të mërkurën nga baza e NASA-s në Virxhinia.
Raketa Antares mban kapsulën “Cygnus” me dërgesa për në hapësirë.
“Orbital Sciences” është kompania e dytë private që dërgon mallra atje.
“SpaceX” ka bërë tri dërgesa të ngjashme duke përdorur kapsulën “Dragon”.
“Cygnus” mund të mbajë rreth 700 kg furnizime, por, për dallim nga “Dragon”, nuk mund të kthehet në Tokë.
Ajo do të shkatërrohet pasi të përfundojë misionin.