Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Akan Ismaili, dhe ambasadori i Federatës së Shteteve të Mikronezisë në SHBA, Asterio R. Takesy, kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është zhvilluar në Ambasadën e Kosovës në Uashington.
“Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet dy ambasadorëve shpreh vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Federatës së Shteteve të Mikronezisë që të promovojnë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve, duke i zgjeruar horizontet e bashkëpunimit dhe duke përkrahur kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Federata e Shteteve të Mikronezisë e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 5 dhjetor, 2008.