Ndërlidhjet

McCain me kritika të ashpra për Qeverinë ruse


John McCain
John McCain
Në një koment për uebfaqen ruse, Pravda.ru, senatori amerikan, John McCain, ka akuzuar Qeverinë e Rusisë për burgosjen e kundërshtarëve, vjedhjen e votave, kontrollimin e mediave dhe ndëshkimin e disidentëve.

McCain ka thënë se populli rus meriton udhëheqje më të mirë se atë të presidentit Vladimir Putin.
Sipas tij, Putin pretendon se është duke rikthyer madhështinë e Rusisë, por “ai u ofron rusëve një ekonomi, të bazuar thuajse krejtësisht në pak burime natyrore, e cila do të rritet dhe do të bie me ato mallra”.

McCain ka akuzuar Qeverinë ruse edhe për miratimin e ligjeve anti-homoseksuale.

Ai po ashtu ka kritikuar mbështetjen e Putinit për disa nga “tiranitë më kërcënuese në botë”, të tilla si Siria.
XS
SM
MD
LG