Ndërlidhjet

Gjermani: Punonjësit e "Amazon" në grevë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Punonjësit e faqes së internetit, "Amazon" kanë hyrë në grevë në Gjermani.

Greva e së enjtes është pjesë e një proteste treditore për shkak të rrogave.

Sindikata Ver.Di ka thënë se mbi 300 punonjës e kanë ndërprerë punën në dy qendra logjistike në Bad Hersfeld dhe Leipzig.

Sindikata, gjithashtu, e ka planifikuar një demonstratë në Leipzig të premten.

Ver.Di ka kërkuar nga Amazon për muaj të tërë që të paguajë mbi 5 mijë punonjësit e saj në të njëjtin nivel sa janë rrogat në Gjermani në këtë sektor.

Por, "Amazon" i ka rezistuar rritjes së rrogave duke u arsyetuar se magazinat e saj janë vetëm magazine shpërndarëse dhe se punonjësit tashmë paguhen më shumë se sa janë rrogat në këtë sektor.
XS
SM
MD
LG