Ndërlidhjet

Qeveria siriane e gatshme për armëpushim


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zëvendëskryeministri i Sirisë ka thënë se lufta civile në këtë vend ka hyrë në një rrugë qorre, ku asnjëra palë nuk është mjaftueshëm e fuqishme që të fitojë.

Qadri Jamil i ka thënë gazetës britanike, The Guardian se qeveria e tij është e gatshme për armëpushim.

Jamil ka thënë se qeveria e presidentit Bashar al Assad, kërkon mbajtjen e konferencës që ishte planifikuar më parë në Gjenecë.

Jamil ka thënë se ekonomia siriane shënon humbje prej 100 miliard dollarëve si rezultat i luftës në mes të qeverisë dhe rebelëve.

Zëvendëskryeministri e ka hedhur poshtë raportin e publikuar së fundi nga OKB si jo mjaftueshëm objektiv.

Raporti për sulmin e 21 gushtit me gaz helmues në periferi të Damaskut, për të cilin Ëashingtoni thotë se ka vrarë më shume së 1000 persona.
XS
SM
MD
LG