Ndërlidhjet

Putin ironizon me gjykimin e Berlusconit


Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një prej takimeve të mëparshme me ish kryeministrin italian, Silvio Berlsuconi
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dhënë mbështetje jo të zakonshme mikut të tij të vjetër, ish kryeministrit italian, Silvio berlusconi të enjtën.

Putin ka thënë se Berlusconi nuk do të gjykohej për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur nëse ai do të ishte homoseksual.

“Berlusconi po gjykohet sepse ai jeton me gra. Nëse ai do të ishte homoseksual, askush nuk do e çonte gishtin kundër tij”, ju ka thënë Putini gazetarëve dhe ekspertëve në Rusi.

Ish shefi i qeverisë italiane është gjykuar në vendin e tij pasi thuhet se e ka paguar një prostitutë për marrëdhënie seksuale derisa ajo ishte ende nën moshën 18 vjeç.
XS
SM
MD
LG