Ndërlidhjet

Sot dita e fundit e fushatës në Gjermani


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Sot është dita e fundit e fushatës në Gjermani për zgjedhjet e përgjithshme të 22 shtatorit.

Fushata ka vazhduar me intensitet të lartë edhe ditëve të fundit.

Kandidati për kancelar nga radhët e social demokratëve, Peer Steinbrueck, gjatë mitingut në sheshin Alexanderplatz në Berlin ka thënë:

"Në tre ditë, ju e keni në dorë që të krijoni ndryshimin në qeverisjen gjermane, ju dhe vetëm ju, e keni këtë në dorë. Në tre ditë, ju mund ta hiqni qafe atë….në tre ditë, ju mund ta hiqni qeverinë më jo aktive, që mendon prapa në kohë, më kontraverze por që e ka gojën e madhe që prej bashkimit të Gjermanisë”, ka thënë Steinbrueck.

Më e qetë është paraqitur para përkrahësve të saj, kancelarja aktuale e këtij shteti, Angela Merkel e cila sipas sondazheve pritet të fitojë edhe një mandat të tretë.

"Më pëlqen ta bëjë këtë punë, më pëlqen që t’i shërbejë popullit në Gjermani dhe dua që kjo të vazhdojë, shumë falemnderit dhe gjitha të mirat”, ka thënë Merkel.
XS
SM
MD
LG