Ndërlidhjet

Gjermani: Hulumtimet parashohin garë të barabartë zgjedhore


Angela Merkel pinë birrë gjatë një fushate zgjedhore në Gjermani
Angela Merkel pinë birrë gjatë një fushate zgjedhore në Gjermani
Koalicioni i qendrës së djathtë i kancelares Angela Merkel, mund të arrijë rezultat të barabartë në krahasim me opozitën e majtë në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë, ditën e diel.

Megjithatë duket se zonja Merkel ka gjasë ta fitoj edhe mandatin e tretë si kancelare.

Hulumtimet e sotme të opinionit tregojnë se koalicioni i zonjës Merkel, CDU/CSU, dhe partneri aktual në qeveri, Demokratët e Lirë (FDP), mund të fitojnë së bashku 45% të votave.

Tri partitë kryesore opozitare, Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe partia radikale e majtë Linke, poashtu mund të fitojnë afro 45% të votave.

Nëse dështon ta fitoj shumicën parlamentare me partinë FDP, Angela Merkel, ndoshta duhet të formoj koalicion me të gjelbrit ose edhe “koalicionin e madh” me Socialdemokratët (SDP).
XS
SM
MD
LG