Ndërlidhjet

Daçiq: Ndërrim i territoreve për paqe


Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq (djathtas)dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq
Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq (djathtas)dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, ka deklaruar se “Kosova është territor i veçantë”, por jo shtet.

“Ne e pranojmë se Kosova është territor i veçantë, por jo edhe që është shtet i pavarur”, tha Daçiq mbrëmë në intervistën për televizionin Atllas në Podgoricë.

Mëtutje, kryeministri Daçiq, i cili ishte për vizitë në Podgoricë, ku është takuar me zyrtarët e Malit të Zi, ka theksuar se Serbia dëshiron të marrë pjesë në rregullimin e jetës në këtë “territor të veçantë”.

Zoti Daçiq është shprehur se Serbia dhe Kosova nuk janë armiq dhe se ai dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, “nuk janë armiq”, por se Thaçi “është kundërshtar” i tij.

Duke u përgjigjur për Luginën e Preshevës, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, e ka përmendur “këmbimin e territoreve” si “zgjidhje e përhershme”, në këtë pjesë të rajonit, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

“Këmbim i territoreve për paqe të përhershme”, tha Daçiq.
XS
SM
MD
LG