Ndërlidhjet

Afganistan: Personi me uniformë i vrau tre ushtarë të NATO-s


Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm afër një baze ushtarake amerikane në Afganistan
Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm afër një baze ushtarake amerikane në Afganistan
Një person i armatosur afgan, me uniformë të forcave kombëtare të sigurisë, i ka vrarë tre pjesëtarë të Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja, në pjesën lindore të Afganistanit.

Kjo forcë e ka konfirmuar vrasjen në rrjetin Twitter, por nuk ka treguar saktësisht se kur kishte ndodhur vrasja dhe se nga cili vend ishin ushtarët e vrarë.

Incidentet me militantët e maskuar si pjesëtarë të ushtrisë ose të forcave të sigurisë afgane, të cilët kanë shtënë kundër trupave të NATO-s, kanë ndodhur edhe më parë.

Ka pasur edhe raste kur trupat e rregullta qeveritare i kanë kthyer armët kundër ushtarëve të jashtëm, në atë që ishte cilësuar si “sulme të brendshme”.

Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë po zhvillon hetime për këto vrasje, së bashku me zyrtarët afganë.
XS
SM
MD
LG