Ndërlidhjet

Najrobi: Nga të shtënat në qendrën tregtare – 20 të vrarë


Pjesëtarët e policisë së Kenias fshihen prapa automobilave afër qendrës tregtare në kryeqytetin Najrobi
Pjesëtarët e policisë së Kenias fshihen prapa automobilave afër qendrës tregtare në kryeqytetin Najrobi
Nga të shtënat brenda një qendre tregtare në kryeqytetin Najrobi të Kenias, sot janë vrarë së paku 20 vetë.

Kryqi i Kuq i Kenias ka njoftuar se më se 50 vetë, poashtu, janë plagosur kur personat e armatosur me granata dhe armë e shkatërruan qendrën tregtare Westgate.

Trupat e Kenias e rrethuan ndërtesën në përpjekje për t’i evakuuar njerëzit që gjendeshin në qendër.

Disa rporte sugjerojnë se kjo ishte një përpjekje për plaçkitje, por ministri i brendshëm Mutea Iringo, tha se ky mund të ketë qenë “sulm terrorist”.

Një dëshmitar i ka cituar sulmuesit që kishin thënë se ata po i sulmonin jo-myslimanët.

Nuk ka raporte se çka ka ndodhur me sulmuesit.

Askë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Grupi militant Al-Shabaab, që e kundërshton dërgimin e trupave të Kenias për të luftuar në Somalinë fqinje, ishte kërcënuar me sulm në këtë qendër.
XS
SM
MD
LG