Ndërlidhjet

OKB: Dhuna në Irak të mos zgjerohet


Njerëzit e tubuar në vendin e një shpërthimi të mëparshëm në lagjen Sadr City të Bagdadit në Irak
Njerëzit e tubuar në vendin e një shpërthimi të mëparshëm në lagjen Sadr City të Bagdadit në Irak
Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen që të mos ndërmerren sulme hakmarrëse, pas dy eksplodimeve në një lagje me popullatë shumicë shiite në Bagdad të Irakut, me ç’rast janë vrarë 73 njerëz.

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Gyorgy Busztin, tha sot se liderët duhet “të ndërmarrin aksion të fuqishëm për të mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës”.

Pas dy shpërthimeve të djeshme në lagjen Sadr City të Bagdadit, kanë ndodhur dy eksplodime të tjera të fuqishme, afër një xhamie myslimane sunite në qytetin Samarra, nga të cilat janë vrarë së paku 18 vetë.

Shtimi i dhunës sektare në Irak, gjatë muajve të fundit, i ka shtuar shqetësimet për një konflikt të përgjithshëm ndërmjet shumicës shiite dhe pakicës sunite në këtë vend.
XS
SM
MD
LG