Ndërlidhjet

OKB: Ban Ki-moon e dënon sulmin në Najrobi


Policia e Kenias në pozicione afër qendrës tregtare në Najrobi
Policia e Kenias në pozicione afër qendrës tregtare në Najrobi
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e ka dënuar sulmin në një qendër tregtare në kryeqytetin Najrobi të Kenias, duke e cilësuar si akt “totalisht të dënueshëm”.

Nga ana tjetër, presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, tha se forcat e sigurisë i kanë izoluar 10 deri në 15 persona të armatosur islamistë në një kat të qendrës tregtare në Najrobi, të cilën ata e kishin okupuar gjatë ditës së djeshme.

Zyrtarët e sigurisë thanë se së paku 59 vetë janë vrarë prej se sulmi kishte filluar dhe se një numër i panjohur i personave që gjenndeshin në këtë qendër, kanë mbetur aty. Deri tash më se një mijë njerëz janë evakuuar në mënyrë të sigurtë.

Zyrtarët e Kenias kanë konfirmuar se brenda qendrës tregtare janë, poashtu, edhe forcat e sigurisë së Izraelit, duke luftuar kundër personave të armatosur dhe bëjnë përpjekje për shpëtimin e personave të zënë peng.

Ministria e jashtme e Izraelit ka refuzuar të komentoj lidhur me këtë informacion.

Organizata ekstremiste al-Shabaab, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke theksuar se këtë e ka bërë në shenjë të ndëshkimit për pjesëmarrjen e Kenias në misionin stabilizues ndërkombëtar në Somali.
XS
SM
MD
LG