Ndërlidhjet

Turqi: Nderohet ekuipazhi që e rrëzoi helikopterin sirian


Ushtarët amerikanë me sistemin mbrojtës Patriot në një bazë ushtarake në Turqi
Forcat ajrore të Turqisë sot e kanë nderuar ekuipazhin, i cili e ka rrëzuar një helikopter ushtarak sirian, për të cilin është thënë se e ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Aeroplanët luftarakë të Turqisë, këtë aksion e kishin ndërmarrë të hënën, ndërsa Ankaraja thotë se helikopteri kishte depërtuar dy kilometra në hapësirën ajrore turke.

Raportet ndërmjet Turqisë e Sirisë, që dikur ishin aleatë të afërt, janë përkeqësuar prej se ka shpërthyer konflikti në Siri, në mars të vitit 2011, raporton AFP.

Situata në rripin kufitar ndërmjet dy shteteve është e tensionuar dhe me incidente, kështu që NATO-ja e kishte vendosur atje sistemin e mbrojtjes Patriot.
XS
SM
MD
LG