Ndërlidhjet

Fluturimet e Qantas sërish probleme me gjarpërinj


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një gjarpër i vogël sa një stilolaps e ka detyruar një fluturim të agjencisë Qantas që të mbahet i bllokuar në Sidnej të Australisë.

Zvarraniku jo i helmueshëm, 20 centimetra i gjatë, është parë në afërsi të derës së aeroplanit Boeing 747 – 400 që do merrte rrugë për në Tokio të Japonisë, raporton AFP.

Ky është incidenti i dytë që përfshinë gjarpërinjë për agjencinë Qantas.

Një piton tre metra i gjatë e ka bërë tërë fluturimin nga qyteti tropical autralian i Cairns deri në Port Meresby të Papa Neë Guineas.

Pitoni ishte bllokuar në njërin krah të aeroplanit para fluturimit, ndërsa udhëtarët gjatë gjithë udhëtimit kanë parë të tmerruar nga dritaret se si gjarpëri përballej me situatën për mbijetesë në lartësi të madhe ku temperaturat janë nën zero.

Pitoni ishte ende në krahun e aeroplanit pas uljes, por ai kishte ngordhur gjatë fluturimit.

Australia është vendi ku gjenden 20 gjarpërinjët nga 25 llojet më helmuese të zvarranikëve në botë.

Sipas kërkuesve të Universiteti të Melburnit, 10 gjarpërinjët më helmues në botë gjenden në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG