Ndërlidhjet

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Kostarikën


Ilustrim
Ilustrim
Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kostarikës.

Marrëveshja për vendosjen e këtyre raporteve është nënshkruar sot në Nju Jork nga ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe homologu nga Kostarika, Jose Enrique Castillo Barrantes.

Dy ministrat kanë vlerësuar lart rëndësinë që ka për dy shtetet vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe thellimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG