Ndërlidhjet

Banka Botërore: Fonde për shëndetin e femrave dhe fëmijëve


Banka Botërore do të shpenzoj 700 milionë dollarë, gjatë dy viteve të ardhshme, për shëndetin e femrave dhe fëmijëve në vendet e varfëra.

Presidenti i bankës, Jim Yong Kim, tha mbrëmë vonë se ky fond do t’i ndihmoj vendet në zhvillim, që t’i plotësojnë synimet e paraqitura në Zhvillimin e Mileniumit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas këtyre synimeve, që ishin përcaktuar në vitin 2000, janë vendosur caqe për reduktimin e varfërisë dhe urisë, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë dhe të kujdesit mjekësor, në vendet më të varfëra të botës.
XS
SM
MD
LG