Ndërlidhjet

SHBA: George Bush e mbronë Barack Obamën lidhur me golf


Barack Obama gjatë një loje të golfit
Barack Obama gjatë një loje të golfit
Ish-presidenti amerikan, George Bush i riu, thotë se presidenti aktual, Barack Obama, nuk duhet të kritikohet për sasinë e kohës që e shpenzon për golf.

Në një intervistë për televizionin Golf Channel, zoti Bush tha se golfi është mënyrë e mirë për presidentin, që të relaksohet nga presioni.

Ish-presidenti Bush e kishte ndërprerë lojën e golfit, në vjeshtë të vitit 2003, afro 2.5 vite pasi kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se nuk ishte përkatëse për presidentin, që të shihej duke luajtur golf, derisa trupat e Shteteve të Bashkuara luftonin në Irak dhe Afganistan.

Sipas rrjetit CBS, Obama i ka zhvilluar më se 140 runde të golfit, prej se u zgjodh president në vitin 2009.

Ai ndonjëherë është ballafaquar me kritika lidhur me aktivitetin e tij nga rivalët politikë amerikanë.
XS
SM
MD
LG