Ndërlidhjet

SHBA: A do të kërkohet dënim me vdekje për Tsarnaevin


Pamje nga Bostoni
Pamje nga Bostoni
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se presin që vendimi, nëse për sulmuesin me bombë në Maratonën e Bostonit, Dzokhar Tsarnaev, do të kërkohet dënim me vdekje, do të merret në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se prokurorët federalë planifikojnë që kah fundi i muajit tetor të këtij viti, të vendosin nëse do të merret në shqyrtim kërkesa për dënim me vdekje.

Sipas tyre, prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, do të vendos deri në fund të muajit janar.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar më tepër kohë për të përgatitur argumente kundër dënimit me vdekje.

Prokurorët thonë se Tsarnaev, 20 vjeçar, dhe vëllau i tij më i madh, Tamerlan, i kishin vendosur bombat afër linjës së finishit në Maratonën e Bostonit, më 15 prill.

Nga dy shpërthimet e fuqishme janë vrarë tre vetë dhe plagosur më se 260 të tjerë.

Tamerlan Tsarnaev është vrarë disa ditë më vonë gjatë të shtënave me policën.

Në muajin korrik të ëtij viti, Dzhokhar Tsarnaev tha se nuk ndjehet fajtor.
XS
SM
MD
LG