Ndërlidhjet

Fillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sapo ka nisur punimet në selinë e kësaj organizate në Nju Jork.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, është i pari që po i drejtohet sesionit të 68-të të këtij forumi i cili do të vazhdojë deri më 1 tetor.

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe presidenti iranian, Hasan Rohani janë në mesin e folësve që janë paraparë për sot.

Obama pritet që të shfrytëzojë fjalimin e tij për të sinjalizuar gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me qeverinë e re në Teheran nëse Irani bën koncesione bërthamore që kërkohen nga SHBA-të dhe aleatët perëndimor.

Obama gjithashtu pritet që t’iu bëjë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të aprovojnë një rezolutë që do të mandatonte pasoja nëse Siria dështon që t’i përmbahet planit për shkatërrimin e armatimit të saj kimik.

Rohani pritet t’i drejtohet Asamblesë pak më vonë.

Vëzhguesit e kësaj ngjarjeje po spekulojnë për një takim të mundshëm të Obamës me Rohanin.

Liderët e këtyre dy vendeve nuk janë takuar që 30 vjet.
XS
SM
MD
LG