Ndërlidhjet

A rrezikohet Olimpiada në Soçi?!


Soçi
Soçi
Autoritetet ruse kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në zonën përreth Soçit, për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Zjarrfikësit kanë pompuar ujin nga rrugët e qytetit bregdetar, i cili do të mirëpresë Lojërat Olimpike Dimërore vitin e ardhshëm.

Në Soçi ka po ashtu ndërprerje të energjisë elektrike.

Kreu i Komitetit Olimpik të Rusisë, Alexander Zhukov, ka thënë se pavarësisht përmbytjeve, nuk ka asnjë dyshim se Soçi do të jetë gati për Olimpiadë në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG