Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i të vrarëve nga tërmeti arriti në 270


Ekipet e shpëtimit dhe të mbijetuarit i largojnë mbeturinat nga një shtëpi e shkatërruar nga tërmeti në Pakistan
Ekipet e shpëtimit dhe të mbijetuarit i largojnë mbeturinat nga një shtëpi e shkatërruar nga tërmeti në Pakistan
Ushtria e Pakistanit është angazhuar në dhënien e ndihmës lidhur me tërmetin, i cili e ka goditur pjesën jugperëndimore të këtij vendi.

Deri tash raportohet se 270 vetë e kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur, nga tërmeti me intensitet 7.7 shkallë, në provincën Baloçistan.

Nga dridhja e tokës, dje pasdite, poashtu, ishin shkatërruar shumë vendbanime dhe rrjete të komunikimeve.

Tërmeti kishte shkaktuar dridhje edhe në qytetin Karaçi, që është 250 kilometra larg epiqendrës, dhe ishte hetuar edhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, 1200 kilometra larg.

Zyrtarët thonë se po zhvillohen hetime lidhur me pretendimet nga dëshmitarët se tërmeti ishte aq i fuqishëm, sa që ka e kishte ngritur tokën dhe kishte shkaktuar paraqitjen e një ishulli të vogël afër portit Gwadar në Detin Arabik.
XS
SM
MD
LG