Ndërlidhjet

Yousafzai nderohet edhe nga "Clinton Global Awards"


Aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai duke mbajtur fjalim pasi është nderuar nga "Clinton Global Awards", 25 shtator 2013
Aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai duke mbajtur fjalim pasi është nderuar nga "Clinton Global Awards", 25 shtator 2013
Malala Yousafzai,aktivistja 16 vjeaktivistja 16 vjeçare nga Pakistani është nderuar nga “Clinton Global Awards” mbrëmjen e së mërkurës në Nju Jork.

Malala e cila ishte goditur me plumb në kokë vitin e kaluar nga talibanët, e ka mbajtur një fjalim ku ka kërkuar nga qeveritë që të punojnë për paqe.

“Nëse doni të luftoni kundër luftës, atëherë në vend të dërgimit të armëve, dërgoni libra, në vend të dërgimit të tankeve, dërgoni lapsa, në vend të ushtarëve, dërgoni mësues”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu ka folur për të drejtat e grave, duke thënë se në disa shtete, “gratë nuk pranohen as si qenie njerëzore; ato trajtohen jo të barabarta dhe pa drejtësi”.

Çmimet e “Clinton Global Awards”, kanë filluar të ndahen në vitin 2007 nga ish presidenti Bill Clinton, duke nderuar individë të jashtëzakonshëm për lidership vizionar, demonstrim të ndikimit dhe punë të vazhdueshme në zgjidhjen e çëështjeve globale.
XS
SM
MD
LG