Ndërlidhjet

Gjykata ruse e shtyn trajtimin e mocionit të Pussy Riot


Maria Alyokhina, pjesëtarja e Pussy Riot
Maria Alyokhina, pjesëtarja e Pussy Riot
Një gjykatë në Nizhny Novgorod, e ka shtyrë procesin rreth një mocioni që është dorëzuar nga pjesëtarja e burgosur e grupit muzikor rus, Pussy Riot, për të zbutur dënimin e saj.

Gjykatësi e ka shtyrë trajtimin e kësaj kërkese deri më 18 tetor pasi prokurori ka kërkuar praninë e të 9 paditsve në gjykatë.

Maria Alyokhina, ju ka thënë gazetarëve para seancës që ishte paraparë të mbahet sot se qëllimi kryesor i mocionit të saj është që sistemi ligjor të jetë i hapur dhe transparent.

Në muajin maj, Alyokhina ka refuzuar që të marrë pjesë në një seancë përmes videolinkut nga burgu ku po mbahet, duke kërkuar që ajo të jetë e pranishme në seancë fizikisht.

Alyokhina dhe një tjetër anëtare e këtij grupi, Nadezhda Tolokonnikova, janë dënuar me dy vjet burgim me akuzën e huliganizmit.

Ato janë arrestuar pasi e kanë kryer një protestë kundër presidentit rus, Vladimir Putin në një katedralë ortodokse në Moskë, në shkurt të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG