Ndërlidhjet

Kenia nuk tërheq trupat nga Somalia


Ministri i brendshëm kenian, Joseph Ole Lenku
Ministri i brendshëm kenian, Joseph Ole Lenku
Ministri i brendshëm kenian ka thënë të premën se shteti nuk do të dorëzohet para kërkesave të militantëve somalez, al Shabaab dhe të tërheqë trupat e saj ushtarake nga Somalia, megjithë tmerrin e përjetuar në qendrën tregtare në Najrobi ku al Shabaab vrau dhjetëra njerëz dhe mbajti peng jo pak të tjerë për mbi dy ditë.

“Ne kemi shkuar në Somali sepse Al Shabaab është kërcënim i sigurisë tonë kombëtare. Ne do të vazhdojmë që të ndërmarrim aksione në atë front derisa siguria dhe interesi jonë të mbrohen”, ju ka thënë Joseph Ole Lenku gazetarëve.

Shefi i al Shabaab, Ahmed Abdi Godane, ka thënë se sulmi në qendrën tregtare në Najrobi, në të cilin u vranë 67 njerëz ka qenë një mesazhë për “perëndimorët” që e kanë përkrahur invazionin kenian të Somalisë dhe që e ka derdhur gjakun e myslimanëve për interes të kompanive të tyre të naftës.

Kenia e kishte pushtuar para dy vjetëve Somalinë jugore për të sulmuar një bazë të militantëve somalez, ndërsa më vonë i është bashkuar forcës prej 17 700 ushtarëve të Unionit Afrikan që janë vendosur në Somali.
XS
SM
MD
LG