Ndërlidhjet

Rohani: Atmosfera mes SHBA-ve dhe Iranit është përmirësuar


Presidenti iranian, Hassan Rohani
Presidenti iranian, Hassan Rohani
Presidenti iranian, Hassan Rohani, ka thënë se atmosfera në marrëdhëniet në mes të shtetit të tij dhe SHBA-ve tani është krejt ndryshe, diçka që mund të hap rrugën për marrëdhënie më të mira.

Duke folur në një konferencë me gazetarë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Rohani ka thënë sot se “qëllimi jonë është arritja e intereseve të përbashkëta për të dyja vendet tona. Qëllimi jonë është zgjidhja e problemeve, qëllimi jonë është që hap pas hapi të ndërtohet besimi në mes të qeverive dhe popujve”.

Ai ka thënë se zgjedhjet e qershorit në Iran të cilat i fitojë ai për tu bërë president i Iranit, kanë krijuar “një ambientë të ri” për të krijuar marrëdhënie me perëndimin.

Ai ka shtuar se Teherani dëshiron bisedime me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë për programin bërthamor të Iranit, për të arritur rezultate të prekshme në një periudhë të shkurtër.
XS
SM
MD
LG