Ndërlidhjet

Obama bisedoi në telefon me Rohanin


Obama dhe Rohani
Obama dhe Rohani
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se ka folur me telefon me presidentin iranian, Hassan Rohani.

Kjo është biseda e parë midis udhëheqësve amerikanë dhe iranianë në më shumë se 30 vjet.

Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të arrijnë zgjidhje gjithëpërfshirëse për programin bërthamor të Republikës Islamike.

“Jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat përpara. Fakti se kjo telefonatë është komunikimi i parë midis presidentit amerikan dhe iranian qysh në vitin 1979 nënvizon mosbesimin e thellë midis dy vendeve tona, por po ashtu tregon perspektivën për të lëvizur përtej kësaj historie të vështirë”, ka deklaruar Obama.

Irani ka mohuar vazhdimisht akuzat e Perëndimit se programi i tij bërthamor ka për qëllim krijimin e armës atomike.
XS
SM
MD
LG