Ndërlidhjet

Obama dhe Singh takohen në Uashington


Uashington
Uashington
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, janë takuar në Uashington.

Duke folur pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, Obama e ka cilësuar Singhun si mik dhe partner.

Ai ka thënë se India vazhdon të vuajë nga terrorizmi dhe se Uashingtoni e Nju Delhi kanë interesa të përbashkët për reduktimin e tensioneve me Pakistanin.

Të dy liderët kanë thënë se janë duke punuar për uljen e varfërisë në Indi.

Singh po ashtu ka thënë se planifikon të takojë kryeministrin e ri pakistanez, Navaz Sharif, porse nuk ka pritje të mëdha nga takimi.

Sharif do të takohet edhe me Obamën muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG