Ndërlidhjet

Masa të shtuara të sigurisë në Beograd


Beograd
Beograd
Qindra policë janë poziconuar nëpër rrugët e Beogradit, pasi autoritetet kanë venodsur të ndalojnë Paradën e Homoseksualëve për të tretin vit me radhë.

Forcat e rendit kanë rrethuar parkun ku do të mbahej marshimi, si dhe disa ndërtesa të rëndësishme.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka njoftuar të premten mbrëma për anulimin e paradës, për shkak të kërcënimeve për dhunë nga grupet djathtiste.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd ka thënë se është “shumë e zhgënjyer” me vendimin, ndërsa komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka thënë se ai është “një shans i humbur për të treguar respektin për të drejtat themelore të njeriut”.
XS
SM
MD
LG