Ndërlidhjet

Vulin: Votoni listën “Srpska”


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ministri i ngarkuar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe të votojnë për listën “Srpska”.

Ai ka qëndruar sot në Ranillug, ku, sipas mediave serbe, ka biseduar me bartësit e kësaj liste.

"Ky është fillimi i krijimit të Bashkësisë së komunave serbe, ky është fillimi i kthimit të Serbisë sonë. Asnjë vend pune që deri më tash e ka financuar Serbia, nuk do të shuhet. E di se kjo u brengos më së shumti, andaj u them kështu", ka thënë Vulin.

Asociacioni i komunave serbe parashihet me Marrëveshjen e Brukselit.
XS
SM
MD
LG