Ndërlidhjet

Përfaqësuesja e Filipineve fiton Miss Botën


Vajzat konkurruese në garën Miss Bota 2013.
Vajzat konkurruese në garën Miss Bota 2013.
Përfaqësuesja e Filipineve, Megan Jang, ka fituar titullin e Miss Botës për vitin 2013.

Përcjellëse e parë është shpallur francezja Marin Lorfelin, ndërsa në vendin e tretë ka dalë bukuroshja nga Gana, Naa Okaili Shuter.

Jang ka lindur në Amerikë, ndërsa në Filipine është zhvendosur kur ka qenë 10 vjeçe. Ajo studion regjinë digjitale.

Në mesin e pesë vajzave më të bukura në botë janë edhe përfaqësueset e Brazilit dhe të Spanjës.

Finalja e Miss Botës 2013 është mbajtur nën masa të rrepta sigurie në ujdhesën e Indonezisë, Bali.

Gara është kërcënuar ashpër nga grupet islamike.

Për titullin e më të bukurës së botës kanë garuar 129 vajza.
XS
SM
MD
LG