Ndërlidhjet

Kosova mirëpret rezolutën e KS për Sirinë


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përkrah fuqishëm miratimin e Rezolutës 2118 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe u bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për shkatërrimin e armëve kimike të regjimit të Sirisë.

Përmes një komunikate për media, MPJ ka shprehur bindjen se Rezoluta e miratuar më 27 shtator, 2013, është bazament i fuqishëm obligues për të garantuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, e cila "kanoset seriozisht" nga regjimi i presidentit sirian, Bashar Al-Assad.

“Republika e Kosovës në vazhdimësi ka kërkuar që Rezoluta e KS-OKB të jetë e bazuar në kapitullin VII të Kartës së OKB-së dhe zbatimi i saj të i jetë i shpejtë dhe i plotë. Ky akt i përbashkët i KS-OKB dërgon një mesazh të fortë se përdorimi i armëve kimike është kërcënim i paqes ndërkombëtare dhe sigurisë”, thuhet në komuniaktë.

Sipas së njëjtës, Republika e Kosovës është e gatshme të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar zbatimin e plotë të kësaj rezolute.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG