Ndërlidhjet

Kryeministri Rama takoi sekretarin Ban


Edi Rama - foto arkivi
Edi Rama - foto arkivi
Seketari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Zyra e zotit Ban ka thënë se në takim janë diskutuar përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë.

Sekretari i përgjithshëm i ka bërë thirrje qeverisë të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe të çojë përpara reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Ban dhe Rama kanë shkëmbyer gjithashtu pikëpamje në lidhje me zhvillimet në Ballkanin perëndimor.
XS
SM
MD
LG