Ndërlidhjet

Sot takohen kryeministrat e Indisë dhe Pakistanit


Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh.
Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh.
Kryeministrat e dy vendeve rivale, Indisë dhe Pakistanit, do të mbajnë sot një samit.

Manmohan Singh dhe Nawaz Sharif do të takohen në Nju Jork, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ky është takimi i parë i tyre që nga zgjedhja e Sharifit në muajin maj dhe mund të jetë i fundit pasi Singh do të japë dorëheqje vitin e ardhshëm.

Sharif e ka cilësuar takimin si shans për “një fillim të ri”, ndërsa Singh ka thënë se nuk ka shumë pritje nga bisedimet, të cilat ndodhin në vazhdën e sulmeve militante në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Singh ka thënë se “epiqendra e terrorit mbetet e fokusuar në Pakistan”.
XS
SM
MD
LG