Ndërlidhjet

Izraeli arreston një “spiun” të Iranit


Ilustrim
Ilustrim
Izraeli thotë se ka arrestuar një shtetas belg, të lindur në Iran, nën dyshimet se ka spiunuar për Republikën Islamike.

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Izraelit e ka identifikuar të arrestuarin si Ali Mansouri.

Ai thuhet se ka hyrë në Izrael nën emrin Alex Mans.

Sipas autoriteteve izraelite, ai është dërguar nga Garda Revolucionare e Iranit për të ndërtuar lidhje biznesore në Izrael, si formë për spiunim.

Raportohet se ai është kapur me fotografi të Ambasadës Amerikane në Tel Aviv.

Mansouri pritet të dalë para gjykatës të hënën.
XS
SM
MD
LG