Ndërlidhjet

Zotime për të reduktuar dhunën në Kashmir


Kashmir
Kashmir
Kryeministrat e Indisë dhe të Pakistanit janë pajtuar për të reduktuar dhunën përgjatë Linjës së Kontrollit, e cila ndan rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.

Manmohan Singh dhe Nawaz Sharif e kanë bërë këtë zotim gjatë takimit të tyre në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sharif po ashtu ka premtuar se do të ndërmerren aksione për ndëshkimin e ekstremistëve që lidhen me sulmet terroriste në Mumbai, më 2008, në të cilat kanë humbur jetën 166 persona.

Para takimit, Singh ka thënë se nuk ka shumë pritje nga ai, duke vlerësuar se “epiqendra e terrorit mbetet e fokusuar në Pakistan”.

Por, Sharif ka thënë se bisedimet janë shans i mirë për një “fillim të ri”.
XS
SM
MD
LG