Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet në Bagdad – 24 të vrarë


Pamje e xhamisë së shkatërruar nga një sulm në jug të Bagdadit
Pamje e xhamisë së shkatërruar nga një sulm në jug të Bagdadit
Nga një valë e sulmeve me makina-bomba në kryeqytetin Bagdad të Irakut, sot janë vrarë së paku 24 vetë dhe janë plagosur më se 100 të tjerë.

Zyrtarët thanë se hapësirat e goditura nga bombat janë të banuara me popullatë shumicë shiite dhe ato të përziera, në veri të Bagdadit.

Sulmi më vdekjeprurës ishte në lagjen Sard City.

Këto eksplodime u bënë një ditë, pasi një sulmues vetëvrasës me bombë, në një xhami shiite në pjesën jugore të Bagdadit, shkaktoi vrasjen e 27 njerëzve.
XS
SM
MD
LG