Ndërlidhjet

Turqi: Erdogani i paraqiti propozimet për të drejtat e njeriut


Kryeministri Erdogan gjatë fjalimit të sotëm në Ankara
Kryeministri Erdogan gjatë fjalimit të sotëm në Ankara
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka shpallur propozimet për reformat për të drejtat e njeriut.

Gjatë fjalimit të tij sot në Ankara, ai theksoi se reformat e propozuara do të mundësojnë udhëzime në gjuhët joturke në shkollat joshtetërore.

Turqia mund ta reduktoj edhe kufirin prej 10% për partitë politike që të hyjnë në parlament, ose bile kjo barrierë mund të eliminohet tërësisht.

Erdogani tha se Turqia do ta përfundoj ndalesën që i pengon femrat që të bartin shami të stilit islamik në institucionet shtetërore. Rregullat e reja nuk do të vlejnë për drejtësi dhe ushtri.

Disa prej reformave të propozuara synojnë përmirësimin e të drejtave të kurdëve dhe të minoriteteve të tjera në këtë vend.

Por, Partia për Paqe dhe Demokraci, që është pro-kurde, tha se propozimet e shpallura nga Erdogani nuk janë të mjaftueshme sa duhet për avancimin e procesit të paqes.
XS
SM
MD
LG